anarch – historia
Kompania ANARCH u themelua në vitin 2004 nga ark.Astrit NIXHA. Ky rrugëtim nisi pas një përvoje 15 vjecare të cilën Astriti pati rast të fitojë në Londër në kompaninë e projektimit dhe ndëritmit Walker Payne Estates dhe e vazhdoj në Kosovë në projektim dhe menaxhim të ndërtimeve. Paraprakisht, ai, ishte bashkë-themelues i kompanisë Atelier Architecture dhe partner në NIXHA&Partners, në Prishtinë.
Puna dhe shërbimi që ofron kompania ka evuluar në etapa specifike, por gjithmonë duke synuar kreativitet unik dhe përgjegjmëri të plotë shoqërore dhe ndikim pozitiv në ambient.
Kjo qasje në projektim dhe menaxhim të projekteve është vlerësuar me Cmime Kombëtare – Cmimi Kryesor në “Bienale e Arkitekturës 2018” dhe me Cmime Ndërkombëtare – EumiesAward, S.Arch, International Design Award, BigSEE Architecture.